Ukraina ka marrë pjesën e parë të fondeve me vlerë 1 miliard dollarë (774 milion £) nga Britania e Madhe, të marra nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse, sipas kryeministrit të vendit.
Sipas mediave të huaja, Denys Shmyhal thotë: “Fondet do të shkojnë për forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës”.
“Ne presim që të gjitha asetet sovrane të Federatës Ruse të konfiskohen dhe transferohen për të mirën e vendit tonë në të ardhmen”, tha Shmyhal më tej, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se vendimi për ngrirjen e aseteve ruse erdhi pas nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi agresionin e pajustifikuar ndaj fqinjit të saj perëndimor.
Kujtojmë se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka premtuar se do të punojë për arritjen e paqes mes Rusisë e Ukrainës, duke zhvilluar diskutime me të dyja palët.
Deri më tani nuk është arritur diçka konkrete, megjithëse bisedimet janë në vazhdim, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)