Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar se Izraeli do të marrë kontrollin e “të gjithë territorit” të Rripit të Gazës. Ushtria izraelite, e cila njoftoi fillimin enjë operacioni të ri të premten, paralajmëroi banorët e qytetit jugor të KhanYounis që të evakuohen menjëherë në bregdet, ndërsa po përgatitej për "një sulm të paprecedentë". Në reagimin e tij, Netanyahu theksoi gjithashtu edhe faktin se luftimet janë intensive dhe se ushtria izraelite po bën përparim të madh.
"Ne do të marrim kontrollin e të gjithë territorit të Rripit të Gazës. Luftimet janë “intensive” dhe “ne po bëjmë përparim. Ne nuk do të dorëzohemi. Por për të pasur sukses, duhet të veprojmë në një mënyrë që do të na bëjë të pandalshëm. Që në fillim të luftës, ne thamë se për të përfunduar fitoren, për të mposhtur Hamasin dhe për të çliruar të gjithë pengjet, ekziston një kusht i domosdoshëm: të mos arrijmë në një gjendje urie. Si nga pikëpamja praktike, ashtu edhe nga ajo politike. Thjesht nuk do të marrim mbështetje, nuk do të mund të përfundojmë misionin e fitores. Dhe kështu vendosëm të sigurojmë një fitore minimale dhe në këtë mënyrë gjatë luftës zbuluam se Hamasi po grabiste një pjesë të kësaj ndihme dhe, së bashku me miqtë tanë amerikanë, vendosëm të bëjmë një metodë tjetër. Me këtë plan Hamasi nuk do të marr asgjë”, tha Benjamin Netanyahu, Kryeministër i Izraelit, shkruan A2 CNN.
Netanyahu tha se njoftimi i tij për të hequr të paktën pjesërisht bllokadën ndaj dërgesave të ndihmave në Rripin e Gazës u bë gjithashtu për "arsye diplomatike". Të dielën, Izraeli njoftoi se kishte filluar “operacione gjithë përfshirëse tokësore” në të gjithë Rripin e Gazës. Operacionet tokësore janë pjesë e një ofensive të re dhe të intensifikuar që synon shkatërrimin e organizatës radikale islamike palestineze Hamas. Izraeli është përballur me presion ndërkombëtar në rritje për shkak të bllokadës ndaj dërgesave humanitare që vendosi në mars, pak para se të shkelte një armëpushim dy-mujor, ndërsa agjencitë e ndihmës paralajmërojnë për uri në enklavën me 2.3 milionë banorë. (A2 Televizion)