Zhvilloi bisedë telefonike me Trump, reagon Putin: Zhvilluam diskutime të sinqerta

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 21:48 | Bota

Zhvilloi bisedë telefonike me Trump, reagon Putin: Zhvilluam diskutime

Pavarësisht ftesës, as Putin dhe as Trump nuk morën pjesë në bisedimet për Ukrainën në Stamboll.

Por gjatë një telefonate pasditen e së sotme, presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kreu i Kremlinit Vladimir Putin biseduan për situatën në Ukrainë. Putin e cilësoi telefonatën e tretë me Trump si "me përmbajtje", "e dobishme" dhe "shumë e sinqertë". Biseda zgjati më shumë se dy orë, tha ai në prani të përfaqësuesve të mediave shtetërore ruse.

Sipas këtyre deklaratave, Putin i bëri thirrje Ukrainës të gjejë kompromise, "të cilat u përshtaten të gjitha palëve". Sipas tij, qeveria e tij është e gatshme, të punojë me Ukrainën për një memorandum për bisedimet e ardhshme të paqes.

Në platfromën e tij sociale Social Truth edhe Trump u shpreh i kënaqur. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë bisedimet, që duhet të çojnë në armëpushim. Gjithashtu Rusia pas fundit të luftës dëshiron një tregti të zgjeruar me SHBA-në. Gjermania, Franca, Italia dhe Finlanda janë informuar për këtë telefonatë, vë në dukje Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos