AstraZeneca ka nisur tërheqjen mbarëbotërore të vaksinës së saj COVID-19, për shkak të një "teprice të vaksinave të përditësuara të disponueshme" që nga pandemia, që synojnë variante të reja të virusit.
Kompania tha gjithashtu se do të vazhdojë të tërheqë autorizimet e marketingut të vaksinës Vaxzevria, brenda Europës.
Kompania anglo-suedeze në fund të prillit pranoi për herë të parë në dokumentet gjyqësore gjatë proceseve ligjore në Londër se vaksina e saj Covid mund të shkaktojë mpiksje jaku dhe trombozë, si një efekt anësor i rrallë.
Njoftimi vjen pas tërheqjes vullnetare të kompanisë farmaceutike në mars nga autorizimi i marketingut të Bashkimit Evropian, që është miratimi për të tregtuar një ilaç në shtetet anëtare.
Më 7 maj, Agjencia Evropiane e Barnave lëshoi një njoftim se vaksina nuk është më e autorizuar për përdorim.
Në një deklaratë, AstraZeneca tha se vendimi u mor sepse tani ka një shumëllojshmëri të vaksinave më të reja në dispozicion që janë përshtatur për të synuar variantet e Covid-19. Kjo kishte çuar në një rënie të kërkesës për vaksinën AstraZeneca, e cila nuk po prodhohet më ose nuk po furnizohet më.
AstraZeneca ndryshoi emrin e vaksinës së saj kundër Covid në Vaxzevria në vitin 2021. Vaksina u autorizua për përdorim tek ata të moshës 18 vjeç e lart, e dhënë si dy injeksione, me një distancë prej rreth tre muajsh. Ajo u përdor gjithashtu nga disa vende si një mjet përforcues. (A2 Televizion)