Trump i qëndron ultimatumit, "Iranianët bënë një propozim, por nuk është mjaftueshëm i mirë", "Afati i së martës është përfundimtar"

Nga A2 CNN
6 Prill 2026, 18:56 | Bota

Trump i qëndron ultimatumit, "Iranianët bënë një

Trump thotë se afati i së martës është përfundimtar, propozimi i Iranit “nuk mjafton”.

Presidenti i SHBA-së ka vendosur në mënyrë të përsëritur afate për Iranin, dhe më pas i ka shtyrë ato, për t’iu përgjigjur kërkesave të tij për përfundimin e luftës, por ai thotë se afati i së martës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit është përfundimtar.

Trump deklaroi gjithashtu se përgjigjja e Iranit ndaj një propozimi amerikan për t’i dhënë fund konfliktit ishte e rëndësishme, por jo e mjaftueshme.

“Ata bënë një propozim, dhe është një propozim i rëndësishëm. Është një hap i rëndësishëm. Nuk është mjaftueshëm i mirë,” tha Trump.

“Lufta mund të përfundojë shumë shpejt, nëse ata bëjnë atë që duhet të bëjnë. Duhet të bëjnë disa gjëra të caktuara. Ata e dinë këtë. Mendoj se kanë negociuar me mirëbesim.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos