Kremlini: Lindja e Mesme “në flakë”, pasoja të rënda për ekonominë globale

Nga A2 CNN
6 Prill 2026, 18:15 | Bota

Kremlini: Lindja e Mesme “në flakë”, pasoja të

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar për pasoja të rënda në nivel global.

Po vërejmë se niveli i tensionit në rajonin e Lindjes së Mesme po rritet dhe vazhdon të rritet. Në fakt, i gjithë rajoni është në flakë”, deklaroi ai.

Sipas Peskovit, zhvillimet e fundit janë pasojë e asaj që ai e cilësoi si agresion ndaj Iranit, duke shtuar se konflikti po zgjerohet si në aspektin gjeografik, ashtu edhe në atë ekonomik.

“Këto janë pasoja shumë të rrezikshme dhe negative. Konflikti është zgjeruar dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm për pasojat, përfshirë ndikimin shumë negativ në ekonominë globale”, u shpreh ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos