Arta Marku drejtuese e re e QKLL-së? Axhenda e Samitit të Diasporës “zbulon” emrin para njoftimit zyrtar

Nga Luela Myftari
6 Prill 2026, 20:12 | Kulturë

Arta Marku drejtuese e re e QKLL-së? Axhenda e Samitit të

Ende pa një njoftim zyrtar nga Ministria Turizmit, Kulturës dhe Sportit, duket se emri i drejtueses së re të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL) është vendosur.

Sipas agjendës së publikuar të Samitit të Diasporës Shqiptare, në krye të QKLL-së pritet të jetë Arta Marku.

Në buletinin përkatës, ajo prezantohet qartësisht me detyrën e drejtoreshës së QKLL-së, çka ka ngritur dyshime se emërimi i saj mund të jetë tashmë i vendosur, edhe pse ende i paformalizuar publikisht.

Ky zhvillim vjen pas përfundimit të mandatit të Alda Bardhylit, e cila ka drejtuar institucionin përgjegjës për politikat e librit dhe nxitjen e leximit në vend.

Shkruan që prej pandemisë ishte Alda Abardhyli në krye të QKLL dhe prej gati një viti i ka përfunduar mandati.

Ndërkaq, konkursi ka më shumë se 6 muaj që është hapur. Kandidatët kanë dorëzuar në Ministrinë e Kulturës platformat, por ende zyrtarisht nuk ka fitues.

Megjithëkëtë, duket se emërimin e ri e zbulon agjenda e Samitit të Diasporës. Arta Marku duket se do të jetë drejtuesja e re e QKLL-së. Njëlloj edhe me Bibliotekën Kombëtare për të cilën po ashtu ka një konkurs për drejtues, pasi edhe Piro Mishës i ka përfunduar mandati, pritet që kreu të shpallet së shpejti.

Arta Marku drejtuese e re e QKLL-së? Axhenda e Samitit të (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos