Autobusi përmbyset në një urë, vdesin 19 persona, mes të cilëve 10 fëmijë në Nikaragua

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2023, 10:02 | Bota

Autobusi përmbyset në një urë, vdesin 19 persona, mes

Të paktën 19 persona, duke përfshirë 10 fëmijë të moshës 4 deri në 16 vjeç, vdiqën pas përmbysjes së një autobusi në një urë në Managua të Nikaraguas. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të qeverisë, sipas të cilës 40 persona të tjerë u plagosën.

Zëvendëspresidentja Rosario Murillo, gruaja e Presidentit Daniel Ortega, tha për televizionin shtetëror Channel 4, se në autobus ndodheshin rreth 70 persona, kur shoferi humbi kontrollin e automjetit dhe u përmbys.

"Ne jemi thellësisht të tronditur nga kjo fatkeqësi", tha Murillo.

Sipas mediave, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili po tentonte të arratisej menjëherë pas aksidentit.

Autobusi i mbushur me njerëz po udhëtonte nga Ëaslala në Matagalpa në veri të vendit kur shoferi humbi kontrollin mbi automjetin.

Vitin e kaluar, një aksident rrugor në një rrugë migracioni për në SHBA në veri gjithashtu vrau 16 persona, përfshirë 13 venezuelas.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos