Ministria e Mbrojtjes e Moskës: Forcat ruse marrin kontrollin e vendbanimeve të Ukrainës lindore

Nga A2 CNN
7 Prill 2025, 17:39 | Bota

Ministria e Mbrojtjes e Moskës: Forcat ruse marrin kontrollin e

Trupat ruse kanë marrë kontrollin e vendbanimit Katerynivka në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Moskës në komentet e raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Katerynivka është afër qytetit strategjik ukrainas të Pokrovsk, ku forcat ruse kanë përqendruar përparimin e tyre prej muajsh, shkruan A2 CNN.

Ushtria e Ukrainës ka raportuar sukses në javët e fundit në frenimin e forcave ruse pranë qendrës rrugore dhe hekurudhore.

Sky News nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur raportin e fushëbetejës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos