Avioni i Marinës amerikane bën "ulje" në ujë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 11:56 | Bota

Avioni i Marinës amerikane bën "ulje" në ujë

Një avion zbulues i Marinës amerikane me nëntë anëtarë ekuipazhi në bord është rrëzuar në ujë, në ishullin Oahu, Hawaii.

Incidenti ndodhi pasi mjeti fluturues devijoi pistën në një bazë të Korpusit të Marinës amerikane në ishull, sipas zyrtarëve ushtarakë. Për fat të mirë, personat që ndodheshin në bordin e avionit P-8A Poseidon, dolën pa lëndime serioze.

Fotot e shkrepura në vendin e ngjarjes tregojnë avionin mbi vijën ujorë në Gjirin Kaneohe, jashtë bazës së Korpusit të Marinës në Hawaii në ishullin kryesor, Oahu.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, dukshmëria ishte në rreth një milje në momentin e incidentit, me erëra me shpejtësi deri në 21 milje në orë dhe mjegull. P-8A Poseidon është cilësuar si një “kalë pune” e operacioneve të marinës amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos