Rusia, sulme ajrore në dy rajonet lindore të Ukrainës, dy të vrarë dhe disa të plagosur

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 09:46 | Bota
Rusia, sulme ajrore në dy rajonet lindore të Ukrainës, dy të
Foto ilustruese

Dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve raketore ruse gjatë natës në dy rajonet lindore të Ukrainës, Donjesk dhe Harkiv. Sipas zyrtarëve ukrainas, objektiv i sulmeve ishin një spital në qytetin Selidove dhe një minierë thëngjilli.

“Dy ndërtesa të spitalit u dëmtuan, gjashtë civilë u plagosën. Mund të ketë viktima nën rrënoja, operacionet e kërkimit po vazhdojnë. Një punëtor në minierën e thëngjillit u vra gjatë sulmit. Katër ndërtesa, 19 automjete dhe një linjë e rrymës u dëmtuan. Tridhjetë e nëntë minatorë ngecën nën tokë. Të gjithë minatorët janë nxjerrë në sipërfaqe tani”, shkroi në Telegram ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko.

Një person tjetër u vra si pasojë e granatimeve ruse në Harkiv, tha guvernatori i këtij rajoni, Oleh Synehubov.

Rusia, e cila e nisi pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022, e ka kapur shumicën e territorit të Donjeskut dhe ka thënë se synimi i saj është ta kapë tërë këtë rajon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos