Avioni rrëzohet mbi një shtëpi dhe shpërthen në flakë në Minesota, asnjë i mbijetuar

Nga A2 CNN
30 Mars 2025, 12:51 | Bota

Avioni rrëzohet mbi një shtëpi dhe shpërthen në

Një avion i vogël u rrëzua mbi një shtëpi në Brooklyn Park, Minesota, të shtunën pasdite, duke shkaktuar zjarr të madh. Autoritetet konfirmuan të paktën një vdekje, dhe sipas tyre nuk ka asnjë të mbijetuar nga avioni, ndërsa numri i saktë i personave në bord mbetet ende i paqartë. Sipas asaj që raporton CNN, nuk raportohet për të lënduar apo viktima brenda shtëpisë, ndërsa janë evakuuar banorët përreth zonës për arsye sigurie.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:20 me orën lokale, ndërsa avioni ishte në rrugën e tij drejt Aeroportit Anoka County-Blaine në Minneapolis, nga Aeroporti Ndërkombëtar Des Moines në Ioëa. Zyrtarët lokalë, përfshirë shefin e zjarrfikësve Shaën Conëay dhe kryebashkiakun Hollies Ëinston, thanë se ekipet e emergjencës po punojnë për të hetuar incidentin dhe për të mbështetur të prekurit.

Pamjet nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët tregojnë momentin e rrëzimit, ndërsa autoritetet federale, përfshirë Administratën Federale të Aviacionit (FAA) dhe Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se autoritetet janë në gatishmëri për të mbështetur komunitetin dhe për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos