Banorët në kufirin e Libanit me Izraelin i tremben një lufte tjetër

Nga A2 CNN
24 Qershor 2024, 15:48 | Bota

Banorët në kufirin e Libanit me Izraelin i tremben një lufte

Tensionet midis Izraelit dhe Libanit janë rritur ndjeshëm që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe fushata ushtarake që pasoi nga Izraeli në Gaza. Dhjetëra mijëra njerëz në të dyja anët e kufirit janë larguar, ndërsa shqetësimet janë intensifikuar për shpërthimin e mundshëm të një tjetër lufte të plotë.

Nga ana libaneze, banorët e qyteteve me shumicë shiite si Kafr Kila, Adaisa, Aita Al-Shaab dhe Aitaroun janë larguar pothuajse të gjithë. Vetëm qyteti i Marjayoun është kursyer paksa nga këto sulme, duke qenë se dikur ka shërbyer si selia e Ushtrisë Libaneze Jugore, e armatosur dhe e financuar nga Izraeli, gjatë pushtimit prej dekadash nga Izraeli në Libanin jugor, i cili përfundoi 24 vjet më parë, pas një lufte të zgjatur guerile me Hezbollahun. Kur Izraeli u tërhoq në vitin 2000, shumë nga banorët e Marjayoun u larguan nga jugu përtej kufirit drejt Izraelit, nga frika se mos akuzoheshin nga bashkëqytetarët libanezë se ishin bashkëpunëtorë me Izraelin.

Megjithatë, më shumë se dy dekada më vonë, disa banorë janë ende të kapur pas qytetit të tyre të lashtë dhe zotohen të mos largohen, ndonëse lufta duket shumë afër. “Kjo zonë ka një mallkim gjeografik. Gjithmonë ka pasur tension. Kërcënimet vijnë nga të dyja anët e kufirit. Tensionet po shtohen dita-ditës. Gjithçka tregon se diçka do të ndodhë”, thonë vendasit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos