SPECIALE! Mark Rutte, holandezi që do drejtojë NATO!

Nga Denisa Pasholli
24 Qershor 2024, 14:26 | Bota

Nga mundësia e rikthimit të Donald Trump, te buxhetet për mbrojtjen, sistemet ajrore dhe kostot e tyre, lufta në Ukrainë... që në nisje, mund të themi se shefi i ri i NATO-s do ta marrë detyrën, me një super agjendë të ngjeshur, e shumë pak do të ketë të lirë, teksa do të drejtojë aleancën më të rëndësishme ushtarake në botë.

Madje, edhe mediat ndërkombëtare, nuk janë kursyer në ironi, kur thonë se kur Mark Rutte, të zhvendoset në zyrën e re në NATO, nuk do kalojë një periudhë të lehtë mjalti. Fushatat e kryeministrit holandez, për tu zgjedhur kreu i ri i NATO, mori fund këtë të enjte të 20 qershorit, kur ai arriti të sigurojë, mes jo pak problemesh e zërash kritikë, mbështetjen e 32 vende anëtare të NATO, me Rumaninë që e shprehu e fundit mbështetjen e saj, pro emrit të tij.

Sekretari aktual i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të largohet nga detyra më 1 tetor të këtij viti. Rutte, 57-vjeçari karizmatik, kryeministër i Holandës që prej vitit 2010, ka drejtuar ekononomi në e pestë më të madhe të Bashkimit Europian përplot 14 vite.

Njihet gjerësisht si një kërkues i vazhdueshëm i konsensusit, me provën e parë, atë të mbështetjes për kandidaturën e tij, që e kaloi me sukses, duke bindur edhe më kritikët, Viktor Orban të Hungarisë dhe Rexhep Taip Erdogan të Turqisë. Rumania, presidenti i së cilës ishte rivali i Rutte në këtë garë, u tërhoq befas dhe vota e Bukureshtit zyrtar, shkoi në mbështetje të Holandezit.

Ndaj edhe vendet anëtare por edhe perëndimi mbarë, e shohin me optimizëm faktin që Rutte do të shërbejë si drejtuesi i ri i NATO-s, një emër që sipas Perëndimit, mund të shërbejë në zgjidhjen e luftës Rusi – Ukrainë, si njeriu që nuk do të kursehet në mbështetje për Kievin e presidentin Zelensky, siç së fundmi ka ndodhur edhe me përpjekjet holandeze për të trajnuar pilotët ukrainas për të drejtuar avionët e luftës F-16. Por edhe pse i vlerësuar me notën 10, për politikë e diplomaci, ky kapitull i ri në jetën e karrierën politike të Rutte, pritet të mos jetë një shëtitje në park apo një xhiro me biçikletë. 5 janë çështjet kyçe, që pritet ta rëndojnë jo pak në vitet në vazhdim.

1.RIKTHIMI I MUNDSHËMI DONALD TRUMP

4 javë pasi Mark Rutte të nisë detyrën e tij në krye të aleancës, amerikanët do të shkojnë në votime, për të zgjedhur presidentin e tyre të ri, me gjasë Donald Trump mund të rikthehet dhe kujtojmë që Trump është një nga skeptikët më të mëdhenj të NATO-s. Edhe gjatë këtyre javëve fushatë, Donald Trump ka kërcënuar se do të reduktojë ndjeshëm, ndihmën amerikan drejt Ukrainës, në qoftë se rikthehet në krye të Shtëpisë së Bardhë. Nëse kjo ndodh, fondet e NATO dhe ndihma ndaj Kievit, do të bjerë ndjeshëm dhe kësisoj Ukraina nuk do ketë fuqinë e mjaftueshme për t’iu kundërpërgjigjur Rusisë. Kjo sjell frikë, sepse Amerika është deri më tani, financuesi e kontributori më i madh ushtarak në Kiev. Rizgjedhja e Trump mund të jetë një sfidë për NATO-n, edhe në një plan tjetër, atë të përgatitjes së aleancës për anëtarësimin në të ardhmen të Ukrainës, përfshirë përpjekjet për “modernizimin” e “perëndimizimin” e ushtrisë ukrainase, nga stili i vjetër sovjetik, tek ai amerikan e Europian. Vendete NATO-s u zotuan vitin e shkuar se ato do të jenë në pozicionin e zgjerimit, duke i dërguar një ftesë Ukrainë, që t’i bashkohet aleancës, kur të gjithë aleatët të jenë dakordësuar dhe të jenë gati kushtet për një takim e vendim final. Por nisur nga gjuha e Donald Trump dhe komentet e tij për Volodimir Zelensky javët e fundit, gjithçka mbetet për t’u parë. Zelensky mund të jetë shitësi më i jashtëzakonshëm mes politikanëve, tha Trump në një event lokal. “Vetëm pak ditë pasi u larguam e një marrëveshje të firmosur me Biden, prej 60 miliardë dollarësh, nga Ukraina bëri thirrje për 60 miliardë të tjerë. Kjo është e pafund…” tha ai.

2. SULMIDIMËROR I PUTINIT MBI UKRAINË

Sapo Rutte të hyjë në zyrë e të nisë punën, Ukraina menjëherë do të telefonojë e Zelensky do t’i kërkojë ndihmë, sepse do duhet të bëhet gati për dimrin. Në këto muaj të fundit, Rusia ka avancuar në fushatën e bombardimeve mbi centralet e infrastrukturën kritike të Ukrainës, të cilën kjo e fundit prej muajsh po përpiqet dhe nuk e riparon dot në 100%. Por libri i lojërave të Kremlinit sa është hapur. Nëse lufta do të vazhdojë e me gjasë do të vazhdojë, dimrin do të sjellënjë tjetër ofensivë të fuqishme nga rusët. Njëjtë siç i ka ndodhur në dimrin e 2022 e në dimrin e 2023. Çelësi kyç, për mbijetesën e ukrainasve, sipas shefit aktual të NATO Jens Stoltenberg, është më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, kjo do të mund ta ndihmonte së pari, në ruajtjen e mbrojtjen e furnizuesve me energji por edhe mirëmbajtjen në punë të kompanive që merren me riparimet e dëmeve në infrastrukturë. Vendet e NATO-s janë në një luftë e përplasje të vazhdueshme mes tyre, edhe vetë vendi i Rutte, Holanda, për të ndërtuar edhe vetë secili prej tyre, sisteme të mbrojtjes ajrore. Por Europa aktualisht nuk ka shumë, aq sa për t’i dërguar në Ukrainë, Amerika është vonuar në dërgimin  e tyre për shkak të vonesave në Kongres e shumë vende në krah të Rusisë, dëshirojnë që mbrojtjen e tyre ajrore, ta ruajnë për kohëra të vështira.

3.BUXHETI PËR MBROJTJEN, SHTETET ANËTARE DUHET TË RRISIN MBËSHTETJEN E KONTRIBUTIN

NATO festoi së fundmi pasi vendosi një rekord historik të vendeve të saj anëtare, që arritën tagrin prej 2% të GDP, dedikuar shpenzimeve për mbrojtjen, 23 të tilla, mes tyre edhe vetë Holanda e cila këtë 2% nuk po e arrinte prej vitesh. Por nga ana tjetër, kjo nënkupton se ende 1/3 e vendeve anëtare të NATO, ende nuk po e bëjnë këtë hap, ndonëse prej 10 vitesh tentojnë. Më kundërshtuesit e këtij 2% janë vendet në jug të Europës.

4-Ankesat e Lindjes Vendet në kufi me Rusinë, nuk mund të thuhet se janë fansat më të mëdhenj, as të Stoltenberg tani, e as nesër të Mark Rutte.

Ata ishin prej kohësh të mërzitur me shpenzimet e ulëta për mbrojtjen, të vetë qeverisë holandeze, e në veçanti të nevrikosur me rolin e Holandës në NATO, duke minuar besimin e saj në vendet e lindjes, për së pakën çerek shekullin e fundit. Kryeministrja estoneze, Kaja Kallas nuk hyri fare në garën për të drejtuar NATO, përballë Rutte, sepse që në nisje ja bënë të qartë se nuk do të kishte mbështetjen e vendeve si SHBA, Francë e Gjermani. Ndërsa presidenti i Rumansië, Klaus Iohannis, që i hyri garës përballë holandezit, mori vetëm mbështetjen e Hungarisë e Viktor Orban, që për arsye taktike, i siguroi votën pro. Por kaq nuk mjaftoi dhe ai u tërhoq. Vendet e Lindjes, përmes ankesave të tyre, tani me gjasë, do të kërkojnë të paraqesin më të mirë tani, sigurisht në nivelin e dytë të NATO-s, pasi kanë siguruar zv sekretarin e përgjithshëm të NATO por edhe disa asistentë nën varësinë e Rutte.

Postet kyçe drejtuese, direkt nën varësitë Rutte, kanë qenë prej vitesh lakmi e lindjes. Një shkon në këtë rast për Rumaninë, por të tjerat kryesisht për vendet e mëdha e kontributorët më të mëdha, si SHBA me dy, një për Gjermaninë, Holandë, Britaninë, Italinë e Francën. Kësisoj, njëra mbetet bosh. Ky emër mbetet në dorë të Rutte por me gjasë, do ketë presion të shtuar që ky përfaqësues, të zgjidhet nga një vend i Lindjes.

5-DASHURIAE LIDERVE TË EUROPËS PËR PUTININ

Mark Ruttes, nuk i duhet të bindë vetëm Donald trump, që të mbajë NATO-n gjallë dhe të fortë. Edhe më afër, qark Europës, po lulëzojnë plot euro-skeptikë apo edhe adhurues e mbështetës të Vladimir Putinit. Rutte, përballë presionit, gjithsesi e njeh mirë historinë. Është diplomuar për histori e ka drejtuar qeveri për 14vite. Vendimet di t’i marrë, edhe ato të vështirat. E di shumë mirë se çfarë pune do të bëjë e për më tepër miqtë e armiqtë. Kështu qe Trump, nuk do të jetë kërcënimi i vetëm i pozitave të Rutte, që ende nuk e ka të qartë: do durojë vetëm 4 vite apo shumë më shumë se kaq, njëjtë si Jens Stoltenberg. Një gjë është e sigurt. Mark Rutte dukshëm nuk do duhet të ketë frikë që puna e tij e re, do të jetë e mërzitshme.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos