Baticë e pazakontë në brigjet e 3 vendeve, të paktën 3 viktima

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2024, 18:21 | Bota

Baticë e pazakontë në brigjet e 3 vendeve, të paktën 3

Brigjet e Perusë, Ekuadorit dhe Kilit u goditën nga dallgë jashtëzakonisht të forta pasditen e së hënës, duke shkaktuar tre viktima dhe mbylljen e shumicës së porteve peruane.

Valët arritën deri në katër metra në Peru dhe dy metra në Ekuador, sipas autoriteteve të dy vendeve.

Në Ekuador, dy persona humbën jetën në Manda, ndërsa një tjetër vdiq në Iquique të Kilit, ku qytetarëve u ishte ndaluar më herët që të notonin për shkak të valëve të larta.

Në Peru, 31 peshkatarë u shpëtuan nga marina, por 180 të tjerë mbetën të bllokuar në det, duke u përballur me mungesë ushqimi dhe karburanti.

Për shkak të dallgëve të forta, 91 nga 121 porte të Perusë u mbyllën, ndërsa kufizime për hyrjen në plazhe u vendosën deri më 1 janar.

Komuna e Callao mbylli plazhet dhe sheshin ikonik Grau, i cili u përmbyt. Dëme të mëdha u regjistruan në varka dhe dyqane në qytetet bregdetare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos