BBC News deklaratë urgjente: Gazetarët në Gaza rrezikojnë të vdesin nga uria

Nga A2 CNN
24 Korrik 2025, 13:38 | Bota

BBC News deklaratë urgjente: Gazetarët në Gaza rrezikojnë

BBC News sapo ka publikuar një deklaratë të përbashkët së bashku me agjencitë e lajmeve AP, AFP dhe Reuters, duke i bërë thirrje Izraelit "të lejojë gazetarët të hyjnë dhe të dalin nga Gaza".

Kjo deklaratë vjen pas pretendimeve të BBC News se gazetarët në Gaza e kanë gjithnjë e më shumë të pamundur të ushqejnë veten dhe familjet e tyre, shkruan A2 CNN.

Deklarata e plotë:

"Jemi të shqetësuar jashtëzakonisht për gazetarët tanë në Gaza, të cilët janë gjithnjë e më të paaftë të ushqejnë veten dhe familjet e tyre. Për shumë muaj, këta gazetarë të pavarur kanë qenë sytë dhe veshët e botës në terren në Gaza. Ata tani po përballen me të njëjtat rrethana të tmerrshme si ato për të cilat po raportojnë."

“Gazetarët përballen me shumë privime dhe vështirësi në zonat e luftës. Jemi thellësisht të alarmuar që kërcënimi i urisë është tani një prej tyre”.

"Ne i bëjmë thirrje edhe një herë autoriteteve izraelite që të lejojnë gazetarët të hyjnë dhe të dalin nga Gaza. Është thelbësore që furnizimet e mjaftueshme me ushqim t'u arrijnë njerëzve atje." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos