BE do të trajnojë 75,000 ushtarë ukrainas deri në fillim të vitit 2025

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 21:43 | Bota

BE do të trajnojë 75,000 ushtarë ukrainas deri në fillim

Bashkimi Evropian do të trajnojë 75,000 trupa ukrainase deri në vitin e ardhshëm, ka njoftuar kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas.

Sipas mediave të huaja, në një konferencë shtypi sot, zonja Kallas theksoi rëndësinë e ndihmës së mëtejshme për Ukrainën dhe tha se "ne duhet t'i japim Ukrainës atë që i nevojitet".

"BE duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën ushtarakisht. Deri në fund të dimrit, BE do të ketë trajnuar 75,000 anëtarë të shërbimit ukrainas," tha zonja Kallas, shkruan A2 CNN.

Më herët Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, tha se do të kërkojë një marrëveshje nga Putin dhe Zelensky për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kujtojmë se mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022, pas agresionit të nisur nga Rusia ndaj fqinjit të saj perëndimor, shkruan A2 CNN.

A2 CNN Livestream

Latest Videos