Zelensky: Rusia po përpiqet të fshehë humbjet e koreano-veriorëve në Ukrainë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 21:34 | Bota

Zelensky: Rusia po përpiqet të fshehë humbjet e

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka pohuar se Rusia po përpiqet të fshehë humbjet e pësuara nga radhët e koreano-veriorëve që luftojnë përkrah forcave ruse.

Sipas mediave të huaja, në fjalimin e tij të natës, lideri ukrainas vuri në dukje se: "Forcat e mbrojtjes dhe inteligjenca e Ukrainës po punojnë për të përcaktuar shkallën e plotë të humbjeve aktuale të pësuar nga njësitë ruse që përfshijnë radhët e koreano-veriorëve.

“Edhe pse nuk ka asnjë arsye të vetme që koreano-veriorët të vdesin në këtë luftë”, tha Zelensky, shkruan A2 CNN.

Më herët, zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder, u tha gazetarëve se disa trupa të Koresë së Veriut janë vrarë gjatë luftimeve kundër forcave ukrainase në rajonin kufitar të Kurskut të Rusisë.

Dhe agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës ka thënë gjithashtu se rreth 30 trupa të Koresë së Veriut u vranë ose u plagosën gjatë betejës me ushtrinë ukrainase gjatë fundjavës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos