Rusia nuk po investon në Serbi, ambasadori Hill: Nuk e di nëse SHBA do vendosë sanksione

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 20:43 | Bota

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se nuk mund të konfirmojë nëse Amerika do të vendosë sanksione ndaj industrisë serbe të naftës dhe se ato në asnjë mënyrë nuk duhet të dëmtojnë ekonominë serbe dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

“Nuk jam në gjendje të konfirmoj nëse do të vendosen sanksione, por duhet të them që nga momenti kur Rusia bleu rafinerinë dhe kapacitetet prodhuese, ka pasur shqetësim, sepse që atëherë ka përfituar shumë mirë, por nuk ka investuar asgjë në Serbi, i gjithë fitimi ka shkuar jashtë vendit, pra në Rusi”, tha Hill në një bisedë me gazetarët pas takimit me ministrin e rendit Ivica Daçiç.

Sipas tij, kjo është bërë një shqetësim veçanërisht që nga "fillimi i luftës në Ukrainë, sepse gjithmonë ka pasur shqetësim se si do të përdoren paratë e fituara nga industria e naftës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos