BE, sanksione Iranit. Pas sulmit ndaj Izraelit po mendohet nëse duhet shtrënguar ende Teherani

Nga Denisa Pasholli
17 Prill 2024, 23:26 | Bota

Liderët e Bashkimit Europian janë mbledhur këtë të mërkurë në Bruksel për të diskutuar e për të miratuar më pas sanksione të radhës ndaj Iranit, pas sulmit të së shtunës së shkuar me raketa e dronë ndaj Izraelit, duke bërë që edhe liderët më të fuqishëm të botës të përplasen në qëndrime, për të parandaluar me çdo kusht përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Në samitin 2-ditor që do mbahet në zemër të Europës, Bruksel, të parin e 27 liderëve të bllokut europian, pas sulmit të 13 prillit në Izrael, presidentë e kryeministra të Europës do të vendosin se si do të veprojnë më tej ndaj Teheranit, për ta bllokuar edhe më shumë, së pari, ekonomikisht.

Izraeli është zotuar se do hakmerret shumë shpejt dhe shumë rëndë, por ende nuk ka thënë se kur. BE e ka nxitur Tel Avivin zyrtar që të vetëpërmbahet, teksa Perëndimi po mendon bashkarisht se si të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Teheranit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos