Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së ranë dakord për shtyrjen edhe gjashtë muaj të sanksioneve kundër Rusisë.
Nga qarqet e negociuesve në samitin e BE-sëgjatë mbrëmjes së të enjtes (26.06.2025) në Bruksel mësohet, se kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare miratuan shtyrjen edhe gjashtë muaj të paketës së sanksioneve kundër Rusisë.
Vendet e BE-së duhet t'i miratojnë njëzëri çdo gjashtë muaj sanksionet e tyre. BE në sfondin e luftës sulmuese të Rusisë kundër Ukrainës ka miratuar deri tani 17 paketa sanksionesh kundër Moskës. Më parë kryeministri konservator i djathtë i Hungarisë Viktor Orban vazhdimisht pati kërcënuar me bojkote.
Edhe në takimin e së enjtes dolën në pah mosmarrëveshje ndër kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare. Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico fillimisht shprehu rezerva kundër paketës së re të sanksioneve ndaj Rusisë. Sllovakia nuk mund të vazhdojë gjatë të miratojë sanksione, për aq kohë sa nuk janë shmangur rezervat që ka Sllovakia për furnzimet me gaz pas vitit 2027. Sllovakia vazhdon të marrë gaz prej Rusisë. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sërish u shpreh kundër një antarësimi të Ukrainës në BE. DW (A2 Televizion)