Bie zjarr në një spital fëmijësh në Indi, humbin jetën 6 të porsalindur

Nga A2 CNN
26 Maj 2024, 10:48 | Bota
Bie zjarr në një spital fëmijësh në Indi, humbin

Të paktën gjashtë foshnja të porsalindura kanë vdekur si pasojë e një zjarr të rënë në një spital për fëmijë në kryeqytetin indian të Nju Delhi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Dymbëdhjetë të porsalindur u shpëtuan nga spitali, por gjashtë vdiqën nga zjarri, tha për CNN, Atul Garg, shefi i Shërbimeve të Zjarrfikësve në Delhi. Një nga foshnjat e shpëtuara është në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerët po marrin kujdes mjekësor, tha Garg.

Foshnjat e shpëtuara nuk janë identifikuar pasi autoritetet nuk kanë gjetur ende të dhënat e tyre të lindjes, të cilat dyshohet se mund të jenë djegur si pasojë e zjarrit.

Shërbimet e Zjarrfikësve të Delhi-t thanë se mori një telefonatë në orën 23:32 pasdite me orën lokale dhe nëntë zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar, ndërsa raportohet se zjarri filloi në një ndërtesë fqinje, por shkaku i saktë i flakëve ende nuk është përcaktuar. Në vitin 2021, 10 foshnja të porsalindura vdiqën nga një zjarr në spital në shtetin perëndimor indian të Maharashtra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos