“Binde Putinin të ndalë luftën!” Jinping në Francë, presion për Ukrainën dhe tregtinë

Nga Rosalba Bejdo
6 Maj 2024, 16:33 | Bota

“Binde Putinin të ndalë luftën!” Jinping në

Bashkimi Europian i kërkon Kinës të ndikojë te Rusia për t’i dhënë fund, luftës në Ukrainë. Thirrja erdhi gjatë vizitës së presidentit Xi Jinping në Francë, në kuadër të një turi europian qe do ta çojë atë në Hungari dhe Serbi. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, e cila së bashku me Macron u takua me Jinping, tha se kishin diskutuar gjithashtu mbi angazhimin e Kinës për të mos i siguruar pajisje vdekjeprurëse Rusisë.

“Dakordësohemi se Europa dhe Kina ndajnë interesin për paqen dhe sigurinë. Ne mbështetemi te Kina për të përdorur të gjithë ndikimin e vet te Rusia në mënyrë që t’i japë fund luftë ruse. Ne besojmë se presidenti Xi Jinping ka luajtur rol të rëndësishëm për të zbutur kërcënimin bërthamor nga Moska dhe kam besim se ai do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha Von Der Leyen.

Vizita e parë e liderit kinez në Europë në 5 vite, zhvillohet mes tensioneve në rritje sa i përket çështjes së tregtisë, teksa BE po heton industri kineze si ajo eksporteve të makinave elektrike, ndërsa Pekini ka ndaluar importet kryesisht nga Franca. Presidenti francez Macron i bëri thirrje Pekinit të sigurojë një tregti më të balancuar dhe tha se Europa dhe Kina duhet të zgjidhin, vështirësi strukturore në këtë fushë.

“Situata ndërkombëtare kërkon më shumë se kurrë dialog mes Europës dhe Kinës. Jemi në një pikë kthese në historinë tonë dhe duhet të përballemi e të të kalojmë vështirësitë që përfshijnë tregtinë”, tha Emmanuel Macron.

Von der Leyen u tregua më e ashpër sa i përket çështjes duke thënë se marrëdhënia po dëmtohej nga qasja e pabarabartë në treg e kompanive kineze. “Europa do të ndërmarrë vendime të forta për të mbrojtur tregun”, ishte deklarata e shefes se KE.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos