Zyrtarët ukrainas, ato të SHBA, Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar takohen të shtunën në Paris për të folur lidhur me planin e paqes.
Lajmin e bën të ditur Axios, teksa citon burime të Shtëpisë së Bardhë dhe të Kievit. Ndërkohë, të hënën në Berlin, kancelari gjerman Fridrih Merz pret në një takim britanikun Keir Starmer dhe Presidentin francez Emanuel Macron, shkruan A2.
Mbetet ende e paqartë pjesëmarrja ose jo e kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
Raportimet vijnë teksa Zelensky ka thënë se ka gati një plan të ri paqeje i përgatitur pas konsultimeve me partnerët europianë. Ndërsa diplomacia vijon të punojë me ritëm të shpejtë, Putin flet për progres të rëndësishëm në terren.
“Jemi totalisht në avantazh dhe pushtimi i rajoneve të Donjetsk, Luhansk dhe Zaporizhia vijon në mënyrë progresive”, tha shefi i Kremlinit.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi më herët se i kishin dorëzuar Ukrainës 11 mijë trupa ushtarësh të vrarë muajt e fundit. Ai përsëriti paralajmërimin ndaj europianëve se ushtarët e tyre do të ishin shënjestër e ligjshme nëse hynin në Ukrainë. (A2 Televizion)