Zelensky: SHBA-të propozuan Donbasin për një 'zonë të lirë ekonomike'

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2025, 18:28 | Bota

Zelensky: SHBA-të propozuan Donbasin për një 'zonë

Ukraina i dorëzoi dje SHBA-së versionin e saj të përditësuar të planit të paqes, konfirmoi Volodymyr Zelensky.

Sipas mediave të huaja, Zelensky thotë se çështjet territoriale mbeten ende "nën diskutim" dhe shtoi që ukrainasit duhet të kenë të drejtë fjale për çdo lëshim toke nëpërmjet një referendumi.

Zelensky thotë se SHBA-të kanë propozuar krijimin e një "zone të lirë ekonomike" në zonën e Donbasit nga e cila duan që Ukraina të tërhiqet.

Ai shton se po diskutohen edhe tërheqjet ruse nga copëza toke në rajonet Kharkiv, Sumy dhe Dnipro, shkruan A2 CNN.

Gjithashtu Zelensky mohon ekzistencën e një afati të imponuar nga SHBA-të për Krishtlindje, duke thënë në vend të kësaj se Uashingtoni dëshiron vetëm një "mirëkuptim mbi statusin" deri atëherë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos