“Bisedimet SHBA-Ukrainë në Miami, të vështira, por konstruktive”, Witkoff niset drejt Moskës

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 07:18 | Bota

“Bisedimet SHBA-Ukrainë në Miami, të vështira, por

Bisedimet më të fundit mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, nën drejtimin amerikan të Marco Rubio dhe të dërguarit special Steve Witkoff, me praninë edhe të dhëndrit të presidenti amerikan, Jared Kushner në Florida vlerësohen si produktive, por sipas tyre, ka ende punë për t’u bërë.

Palët diskutuan për planin e paqes të propozuar nga administrata amerikane, fillimisht me 28 pika, por që është rishikuar për të qenë më i pranueshëm për Ukrainën.

“Këto janë ditë të rëndësishme për të gjetur një zgjidhje dhe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pas katër vitesh", deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zyrtarët amerikanë nënvizuan se qëllimi nuk është thjesht ndalimi i luftës, por sigurimi i garancive afatgjata për sovranitetin dhe prosperitetin e Ukrainës.

Ukraina e përfaqësuar nga Umerov, gjithashtu theksoi nevojën për garanci të besueshme sigurie dhe një dialog të qartë, bazuar në përparimet e arritura në raundet paraprake.

“Direktivat e Zelensky-t janë të qarta: të mbrohen interesat ukrainase, të sigurohet dialogu thelbësor dhe të ndërtohet mbi progresin e bërë në Gjenevë", tha Umerov.

Rubio, nga ana e tij siguroi in se Uashingtoni dëshiron të "i japë fund konfliktit dhe të krijojë një mekanizëm që do t'i lejojë Ukrainës të jetë e pavarur dhe sovrane, të mos ketë kurrë më luftë dhe të krijojë prosperitet të madh për popullin e saj".

Shtetet e Bashkuara shpresojnë që sjellja në tryezë e një sërë marrëveshjesh midis Uashingtonit dhe Kievit do ta ndihmojë atë të bëjë përparim me Kremlinin. Por pasi ukrainasit arritën të siguronin ndryshime në planin 28-pikësh, Kremlini vuri në dyshim gatishmërinë e tyre për të pranuar kushtet e marrëveshjes. Putini gjithashtu përsëriti çështjen e kërkesave territoriale, duke paralajmëruar se Rusia do të marrë gjithçka që pretendon, në mënyrë paqësore ose me forcë.

Ndër çështjet e diskutuara në Miami ishte një orar për zgjedhjet në Ukrainë. Plani fillestar i paraqitur nga Shtetet e Bashkuara kërkonte që Zelensky të jepte dorëheqjen dhe të thërriste zgjedhjet brenda 100 ditëve nga përfundimi i luftës. Por kjo mund të jetë një nga pikat kontraverse për të cilat nuk u arrit asnjë marrëveshje në Gjenevë.

Pas takimit në Florida, Trump ka deklaruar se ekziston një “shans i mirë” për një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ndërkohë, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Ëitkoff, do të udhëtojë për në Moskë për bisedime me udhëheqësit rusë, për hapat e mëtejshëm.

Ndërsa kryeministri hungarez Viktor Orban i bëri thirrje Ukrainës të bëjë lëshime territoriale, duke e cilësuar këtë si të pashmangshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos