Rama reagon pas miratimit të Reformës Territoriale: Shqipëria mori një shtysë modernizuese

Nga A2 CNN
9 Tetor 2026, 09:24 | Politikë

Rama reagon pas miratimit të Reformës Territoriale: Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend, duke e cilësuar votimin si një hap drejt modernizimit të vendit.

Në një reagim në platformën "X", Rama theksoi se vendimi i Kuvendit i hap rrugë ndryshimeve të reja, shkruan A2.

“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme, po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese. Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos