
Policia e Shtetit ka reaguar pasi një email kërcënues ka mbërritur ditën e sotme në disa institucione shtetërore në Shqipëri.
Sipas policisë, deri tani "nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese".
Njoftimi i policisë:
Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.
Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.
Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit. (A2 Televizion)