
Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për Leli Kajën, administratorin e "Eco Alb" në Elbasan.
Kaja u arrestua për akuzën e "korrupsionit pasiv", shkruan A2.
SPAK dokumentoi mes një veprimi hetimor simulues marrjen e një rryshfeti prej 400 mijë lekë nga një operator ekonomik në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkonte ligji si administrator i "Eco Alb". (A2 Televizion)