Bomba ruse mbi ekipet e kërkim-shpëtimit në Kharkiv, të paktën 4 viktima

Nga A2 CNN
4 Prill 2024, 07:10 | Bota

Bomba ruse mbi ekipet e kërkim-shpëtimit në Kharkiv, të

Forcat ruse sulmuan qytetin e Kharkiv me dronë dhe raketa mbrëmjen e së mërkurës, duke vrarë të paktën 4 persona dhe duke plagosur dhjetë të tjerë.

Në një postim në Telegram, kryebashkiaku i Kharkivit, Ihor Terekhov tha se 3 punonjës shpëtimi u vranë dhe një tjetër u plagos teksa kishin shkuar në një zonë që ishte goditur pak më herët nga një raketë ruse.

Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv, informoi se mes viktimave u gjet dhe trupi i një gruaje civile.

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 771-të. Rusia pretendon se është në dispozicion për të dialoguar me Francën për konfliktin. Parisi nga ana e tij mohon deklaratat e Moskës dhe shton se nuk ka pranuar apo propozuar asgjë.

Ndërkohë që presidenti Zelensky shprehet se Rusia po përgatitet të mobilizojë 300 mijë ushtarë të tjerë për një ofensivë të re në javët ose muajt në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos