Njerëzit në kryeqytetin ukrainas të Kievit janë detyruar të hyjnë në stacionet e metrosë nën tokë pasi Rusia nisi një tjetër sulm në rrjetin elektrik të vendit, shkruan A2 CNN.
Sipas mediave të huaja, disa mbanin fëmijët e tyre, ndërsa të tjerët shtrëngonin kafshët shtëpiake në mes të një paralajmërimi ajror për sulme të mundshme.
Kryebashkiaku Vitali Klitschko u kërkoi banorëve të qëndrojnë në strehimore pasi mbrojtja ajrore funksiononte në qytet.
Kujtojmë se strehimi në stacionet e metronve në Kiev është një metodë e përdorur edhe më parë nga qytetarët, për t’i shpëtuar bombardimeve masive ruse.
Me mijëra njerëz, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë që prej shkurtit të 2 viteve më parë, pas nisjes në agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj fqinjit të saj perëndimor.
(A2 Televizion)