Bombardimet ruse, mbi 1 milion njerëz në Ukrainë kërkojnë evakuim nga zonat e vijës së frontit

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 20:07 | Bota

Bombardimet ruse, mbi 1 milion njerëz në Ukrainë

Mbi një milion njerëz në Ukrainë kanë nevojë për evakuim për shkak të bombardimeve të rënda ruse dhe sulmeve ushtarake në rajonet e Donetskut dhe Dnipropetrovskut në Ukrainën Lindore.

Sipas autoriteteve ukrainase pothuajse 1,100,000 njerëz kanë nevojë për evakuim nga rajonet e vijës së frontit në Ukrainën Lindore, rreth 84,000 prej të cilëve janë fëmijë.

Zëvendësministri i Zhvillimit të Komunitetit dhe Territorit të Ukrainës, Oleksiy Ryabykin, deklaroi se më shumë se 600,000 njerëz janë evakuuar tashmë nga rajonet e Donetskut dhe Dnipropetrovskut.

Ndërsa shumë civilë janë në rrezik për shkak të bombardimeve të rënda ruse dhe sulmeve ushtarake në rajonet e Donetskut dhe Dnipropetrovskut.

Shumë njerëz që i shpëtojnë bombardimeve të vazhdueshme sjellin vetëm atë që ka më shumë rëndësi: familjen, kafshët shtëpiake dhe disa sende personale.

Të gjithë këta njerëz tani po qëndrojnë në qendrën e tranzitit në Pavlohrad, ku personat e zhvendosur nga rajoni i Donetskut mund të qëndrojnë për disa ditë. Gjatë kësaj kohe, vullnetarët i ndihmojnë ata të rivendosin dokumentet dhe të gjejnë strehim në zona më të sigurta.

Rajoni i Donetskut në Ukrainë është bërë epiqendra e një përpjekjeje dhjetëvjeçare nga forcat ruse për të fituar kontrollin e plotë të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos