Bombardohet qendra e Bejrutit, Izraeli vret zëdhënësin e grupit militant Hezbollah

Nga Rosalba Bejdo
17 Nëntor 2024, 19:46 | Bota

Zëdhënësi për mediat i grupit militant Hezbollah, Mohammad Afif mbeti i vrarë gjatë një sulmi izraelit në kryeqytetin e Libanit.

Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i Hezbollahut për agjencinë e lajmeve Associated Press. Ky ishte sulmi i parë ajror i ndërmarrë nga forcat izraelite në qendër të Bejrutit në më shumë se një muaj.

Zyrtari i grupit militant, i cili foli në kushte anonimiteti tha se Afifi u vra në sulmin e ndodhur në qendër të Bejrutit. Daljet e tij publike u shtuan pas përshkallëzimit të ndërhyrjes ushtarake izraelite në shtator dhe vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut Hassan Nasrallah.

Gjatë së premtes, Izraeli kreu sulme në zonat periferike në jug të Bejrutit pasi ushtria kishte paralajmëruar banorët që të evakuonin një sërë ndërtesash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos