Bota mirëpret 2024-ën me fishekzjarrë dhe pak reflektim! VIDEO nga festimet në shtetet kryesore

Nga A2 CNN
1 Janar 2024, 12:00 | Bota

Bota mirëpret 2024-ën me fishekzjarrë dhe pak reflektim! VIDEO

Bota mirëpriti 2024-ën mes festës, fishekzjarrëve dhe një reflektimi të zymtë për të ardhmen

Sidnei shkëlqeu nën një spektakël fishekzjarrësh në përkujtim të 50-vjetorit të Shtëpisë së saj ikonike të Operas.

Një panoramë krejtësisht ndryshe ishte në Gaza, me banorët më të shqetësuar për mbijetesën. Aty, njerëzit kanë pak shpresë se viti 2024 do të sjellë lehtësim pas 12 javësh luftë. Në Rafah në kufirin e Gazës me Egjiptin, i cili është bërë pika më e madhe qendrore për palestinezët që ikin nga pjesë të tjera të enklavës, njerëzit ishin më të shqetësuar për të gjetur strehim, ushqim dhe ujë sesa duke menduar për Vitin e Ri.

"Në vitin 2024 dëshiroj të kthehem në rrënojat e shtëpisë sime, të ngre një tendë dhe të jetoj atje," tha Abu Abdullah al-Agha, një palestinez, shtëpia e të cilit në Khan Younis u shkatërrua e nga ku humbi një mbesë dhe nipin në një sulm ajror izraelit.

Në Rusi, presidenti rus Vladimir Putin, i përballur me zgjedhjet në mars, bëri vetëm një deklaratë të shkurtër, fokusi i së cilës ishte lufta e tij në Ukrainë, duke përshëndetur ushtarët si heronj, si edhe duke theksuar unitetin dhe vendosmërinë.

Nga ana tjetër, Presidenti Volodymyr Zelenskiy në një fjalim për Vitin e Ri tha se Ukraina është bërë më e fortë në tejkalimin e vështirësive serioze. Theksojmë se ai përmendi fjalën "luftë" 14 herë në një fjalim 20-minutësh.

Në Evropë, Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II njoftoi abdikimin e saj pas më shumë se gjysmë shekulli në fron.

Në Nju Jork, dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në Times Square të Manhatanit për të parë spektaklin e fishekzjarrëve.

Presidenti Joe Biden tha në një intervistë përpara mesnatës se shpresonte që qytetarët të kuptonin "se ne jemi në një pozicion më të mirë se çdo vend në botë për të udhëhequr botën".

Ja se si vendet dhe njerëzit në mbarë botën i japin lamtumirën 2023-ës dhe e mirëpritën Vitin e Ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos