12 minuta spektakël fishekzjarresh, 2024 troket në Hong Kong

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2023, 18:10 | Bota

Viti i Ri ka mbërritur tashmë në Hong Kong, Bangkok, Hanoi dhe Xhakarta. Të radhës që presin trokitjen e 2024-ës janë Myanmar-i dhe Ishujt Cocos.

Ndërkohë, më herët gjatë së dielës ishte Hong Kongu ai që nisi festën me fishekzjarret legjendare të Vitit të Ri. Me mijëra njerëz u mblodhën në portin e Hong Kongut për të parë spektaklin që zgjat për 12 minuta.

Spektakli, nën moton “Vit i Ri, Legjendë e Re,” sjell një panoramë të ndërrimit të stinëve dhe bukurinë e natyrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos