Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 19:40 | Bota

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda seksuale.

Ky program do të zbatohet fillimisht në 20 burgje dhe do të jetë në bazë vullnetare, por autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë që ai të bëhet i detyrueshëm në të ardhmen.

Masat janë pjesë e një plani më të gjerë për të adresuar mbipopullimin e burgjeve në Angli dhe Uells, ndërsa ministrja e Drejtësisë Shabana Mahmood ka theksuar se ndërhyrjet farmakologjike duhet të shoqërohen edhe me trajtim psikologjik për të adresuar shkaqet më të thella të sjelljeve kriminale, si nevoja për kontroll apo pushtet.

Ky lloj ndërhyrjeje është përdorur edhe më parë në vende si Gjermania dhe Danimarka në mënyrë vullnetare, ndërsa në Poloni është e detyrueshme për disa lloj krimesh seksuale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos