Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e zbulon: Kjo është dita me numrin më të lartë të kalimeve të paligjshme me anije drejt vendit tonë

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 17:45 | Bota

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e zbulon: Kjo është

Qeveria britanike ka konfirmuar se dje ishte dita me numrin më të lartë të kalimeve të paligjshme me anije drejt Mbretërisë së Bashkuar këtë vit.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë Qeverinë, rreth 825 persona u zbuluan duke kaluar Kanalin në 13 anije të ndryshme.

Ky është totali më i lartë që nga 5 tetori i vitit të kaluar, kur kaluan kufirin 973 persona, shkruan A2 CNN.

Po ashtu, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme britanike, ky është totali i 17-të më i lartë ditor që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 2018.

Sipas raporteve, shifra rekord ishte 1,305 njerëz në 27 anije më 3 shtator 2022, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos