Britania e Madhe po i konsideron sulmet antisemite si emergjencë kombëtare

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 08:34 | Bota

Britania e Madhe po i konsideron sulmet antisemite si emergjencë

Këshilltari i qeverisë britanike për terrorizmin, Jonathan Hall KC, i tha BBC-së se sulmet ndaj hebrenjve në Mbretërinë e Bashkuar janë “emergjenca më e madhe e sigurisë kombëtare” në pothuajse një dekadë, raporton A2CNN. 

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur dy hebrenj u plagosën me thikë  të mërkurën në Golders Green, në veri të Londrës, policia e ka shpallur atë një incident terrorist.

Të plagosurit janë identifikuar në nivel lokal si Shilome Rand, 34 vjeç, dhe Moshe Shine, 76 vjeç. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Ephraim Mirvis, i cili përfaqëson komunitetin më të madh hebraik në Britani, thotë se incidenti tregon se hebrenjtë nuk janë të sigurt dhe duhet bërë shumë më tepër për mbrojtjen e tyre.

Qeveria ka njoftuar një financim shtesë prej 25 milionë paundësh për rritjen e patrullave të policisë dhe sigurisë në komunitetet hebraike pas sulmit të së mërkurës në Golders Green.

Ai thotë se fondet do të përdoren gjithashtu për të vendosur mbrojtje të mëtejshme rreth sinagogave, shkollave dhe qendrave komunitare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos