Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 13:36 | Bota

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për

Marina Mbretërore britanike do të hedhë në det një flotë nëndetësesh 'dronë' për të mbrojtur kabllot nënujore nga sulmet e 'flotës në hije' të Rusisë në atë që është quajtur si një kalim në 'pozicion para luftës'.

Një prototip i nëndetëses pa pilot 19 tonëshe, e quajtur Excalibur, u nis në bazën detare Devonport javën e kaluar dhe do të hapë rrugën për prodhimin e një skuadroni të tërë.

Ato janë projektuar për të mbrojtur infrastrukturën jetike nënujore, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dhe do të jenë qendrore për planet e reja të Britanisë për mbrojtjen.

Excalibur funksionon me bateri dhe është ndërtuar nga MSubs me seli në Plymouth si pjesë e një kontrate prej 15 milionë paundësh.

Nëndetësja është 39 metra e gjatë dhe 6.5 metra e gjerë, ndërsa ka një rreze veprimi prej 1,000 miljesh, duke u bërë kështu nëndetësja më e madhe pa pilot, e operuar ndonjëherë nga një marinë evropiane.

Por ajo ende përshtatet në një kontejner standard transporti 40 metra, duke e bërë më të lehtë transportin e saj. Bateritë do të mbahen në pako në secilën anë të nëndetëses dhe ajo përmban dy ndarje të presionuara për të mbajtur pajisje kompjuterike dhe kontrolli.

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për

Kabllot nënujore me fibra optike që shtrihen në fund të oqeanit lejojnë komunikim global dhe lidhje interneti midis kontinenteve, ndërsa kabllot e tjerë janë përgjegjës për transportimin e energjisë elektrike.

Excalibur tani do të nisë dy vjet prova ndërsa Marina Mbretërore kërkon të forcojë aftësitë e saj në 'hapësirën e betejës nënujore' mes ndërhyrjeve gjithnjë e më të guximshme nga 'flota e errët' e Rusisë e cila transmeton të dhëna të rreme për të shmangur zbulimin.

Kjo vjen teksa qeveria në Londër pritet të zbulojë rezultatet e rishikimit të saj strategjik të mbrojtjes (SDR), i cili pritet të përqendrohet në forcimin e sigurisë së atdheut, mbrojtjen e aseteve kombëtare dhe aftësive tradicionale të luftimit.

Ministrat pritet të theksojnë nevojën që Britania të kalojë në një fazë para luftës duke rritur përgatitjen ushtarake, ndërsa frika se Rusia do të zgjerojë sulmet e saj përtej Ukrainës sa vjen e shtohet.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se SDR do të përcaktojë “një rrugë për dekadën e ardhshme për të transformuar forcat e armatosura për të siguruar që ne jemi të përgatitur për kërcënimet e reja, duke e bërë Britaninë të sigurt në vend dhe të fortë jashtë vendit”.

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për

Sulmet e mëparshme ndaj infrastrukturës kyçe nënujore kanë ngritur shqetësime mbi nivelin e sigurisë në vend. Në vitin 2022, një seri shpërthimesh nënujore shënjestruan tubacionin Nord Stream duke shkaktuar rrjedhje gazi në tre nga katër tubacionet e gazit natyror, duke i bërë ato të paoperueshme.

Frika u shtua përsëri vitin e kaluar kur një anije spiune ruse hyri në një zonë të Detit Irlandez ku tubacione dhe kabllo kritike të vendosura në Detin Baltik u dëmtuan. Këto dy incidente bën që 10 vende, të udhëhequra nga Mbretëria e Bashkuar, të krijonin një aleancë për të monitoruar anijet e dyshimta ruse në Kanalin Anglez, Detin e Veriut dhe Detin Baltik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos