Cikloni si apokalips bërthamor, shkatërrime dhe mijëra të vdekur në ishullin francez

Nga Rosalba Bejdo
16 Dhjetor 2024, 10:42 | Bota

Raportime për dëme masive po vijnë nga ishujt francezë të Majot, pasi cikloni më i fuqishëm në një  shekull goditi arqipelagun në Oqeanin Indian të shtunën, duke shkaktuar vdekje e shkatërrim të krahasueshëm me shpërthimin e një bombe atomike, sipas banorëve.

“Është një katastrofë e vërtetë. Shumë shtëpi e madje edhe fshatra janë fashitur vecanërishtnë zonat më të varfra”, thotë një banor.

Ekipet e shpëtimit po nxitojnë të rikthejnë shërbimet bazë teksa qindra ose mijëra njerëz besohet të kenë humbur jetën si pasojë e ciklonit Chido.

Autoritetet franceze bënë më dije se operacione detare dhe ajrore kanë nisur për të transportuar ndihma e pajisje jetësore, pasi cikloni Chido u përplas mbi ishuj me erëra më shumë se 225 km në orë.

Cikloni si apokalips bërthamor, shkatërrime dhe mijëra të

Dëmet e mëdha në infrastrukturë, me rrëzimin e linjave elektrike dhe bllokimin e rrugëve, po pengojnë operacionet e emergjencës. Megjithatë përmasat e dhe viktimave në ishujt që gjenden mes Madakaskarit dhe Mozambikut mbeten të paqarta.

Prefekti i Majot tha të dielën se bilanci i vdekjeve me siguri do të arrijë në disa qindra, e madje edhe mijëra. 8 mijë km larg Parisit, Mayotte është mes zonave me të varfra të Francës. Arqipelagu është destinacion kryesor për emigrantët e padokumentuar pranë Comoros i shenjuar nga dhuna e bandave dhe trazirat sociale.

Shumë prej 300 mijë banorëve të ishujve jetojnë nëpër kasolle. Punonjës të Kryqit të Kuq francez, thanë se shumica e lagjeve të varfra janë shkatërruar plotësisht, ndërsa një banorë përshkroi skena të  një apokalipsi bërthamor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos