CNN: Izraeli informoi SHBA-në për sulmet ndaj Iranit, por nuk u miratua përgjigjja!

Nga A2 CNN
19 Prill 2024, 08:27 | Bota

CNN: Izraeli informoi SHBA-në për sulmet ndaj Iranit, por nuk u

Shtetet Bashkuara të Amerikës u infomuan për planet e Izraelit për të goditur, por ata nuk e miratuan veprimin, thonë zyrtarë të paidentifikuar për disa media amerikane.

Si NBC ashtu edhe CNN, kanë raportuar zyrtarë të paidentifikuar duke thënë se Izraeli i dha Washingtonit paralajmërim paraprak.

“Ne nuk e miratuam përgjigjen”, citoi CNN një zyrtar.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk kanë dhënë ende ndonjë koment mbi sulmin e raportuar, për të cilin Irani thotë se përbënte vetëm disa dronë.

Irani nga ana tjetër, ka hedhur poshtë raportet për një sulm raketor. Një zyrtar i Teheranit është shprehur se  “lajmet e mediave amerikane nuk janë të vërteta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos