Përpjekja e fundit për të arritur një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme dështoi për shkak të pasaktësisë së ndërmjetësve egjiptianë, të cilët ndryshuan kushtet e marrëveshjes pa njoftuar pjesëmarrësit e tjerë në bisedimet që po zhvillohen në Kajro.
Kjo u zbulua nga CNN, në lidhje me përpjekjet për të arritur një marrëveshje për një armëpushim në Gaza, duke cituar tre burime. Sakaq, OKB-ja ka ndaluar dërgimin e ndihmave për shkak të “mungesës së sigurisë”.
Parisi thotë se mbështet Gjykatën Penale Ndërkombëtare për kërkesën për arrestimin e Netanyahut dhe ndan frontin perëndimor pas kritikave nga SHBA-ja, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia. Oslo pohoi se do të arrestojë kryeministrin izraelit nëse ai hyn në Norvegji pas urdhrit të ICC. (A2 Televizion)