Danimarka në alarm, shfaqen sërish dronë, mbyllen 4 aeroporte

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 09:55 | Bota

Danimarka në alarm, shfaqen sërish  dronë, mbyllen 4 aeroporte

Të mërkurën në mbrëmje në Danimarkë pati sërish kaos, pasi katër aeroporte pezulluan përkohësisht operacionet e tyre sepse dronë të paidentifikuar u panë në pjesë të ndryshme të vendit.

Katër aeroporte në Danimarkë pezulluan operacionet e tyre për shkak të shfaqjes së dronëve që u panë në pjesë të ndryshme të vendit, dy ditë pasi aeroporti ndërkombëtar i Kopenhagenit u mbyll për të njëjtën arsye.

Aeroportet e prekura janë ai i Aalborgut, Esbjergut, Sønderborgut dhe Skrydstrupit, ku ndodhet baza Fighter Wing Skrydstrup, shtëpia e avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 të Danimarkës.

Policia tha se kishte ngjashmëri midis incidenteve, duke vënë në dukje se pezullimi i aeroportit të Aalborgut ndikon edhe tek Forcat e Armatosura të vendit, pasi ai përdoret edhe si bazë ushtarake.

Është shumë herët për të thënë se cili është objektivi i dronëve dhe kush qëndron pas tyre”, tha një zyrtar i policisë, ndërsa hetimet e autoriteteve janë duke vazhduar.

Danimarka në alarm, shfaqen sërish  dronë, mbyllen 4 aeroporte

Herët në mëngjes policia reagoi duke sqaruar se dronët e paidentifikuar të vërejtur në Jutlandin e Veriut nuk janë më mbi hapësirën ajrore të Aeroportit të Aalborgut, pas 3 orësh nën alarm.

Policia e Jutlandit të Veriut nënvizon se po monitorohet nga afër situata në Aalborg, por nuk mund të thuhet se sa dronë janë përfshirë në këtë incident.

"Ende nuk mund të komentojmë për qëllimin e dronëve që fluturojnë në zonë, as nuk mund të themi asgjë se kush është autori i krimit. Nëse na jepet mundësia, do t'i rrëzojmë dronët", tha një inspektor policie.

Sulmi me dron preku forcat e armatosura daneze dhe u përshkrua si "sulmi më serioz ndaj infrastrukturës daneze deri më sot" nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos