Debati në CNN, përballja Biden-Trump pritet të dominohet nga mosha

Nga Xhevahir Qardaku
25 Qershor 2024, 15:10 | Bota

Për Joe Biden dhe Donald Trump, dy kandidatët më të moshuar ndonjëherë që kanë kërkuar presidencën amerikane, mosha është një temë e nxehtë elektorale, së cilës asnjëri nuk mund t’i shpëtojë.

Të enjten, presidenti aktual demokrat, 81 vjeç, dhe rivali i tij republikan, 78 vjeç, do të përballen në debatin televiziv të CNN në Atlanta. Kjo do të jetë përballja e parë nga dy debate që mbahen përpara votimit në nëntor. Përmes temave dhe përgjigjeve që do të japin, dy kandidatët do të ofrojnë për publikun amerikan një mundësi krahasimi për fuqinë mendore dhe fizike për Biden dhe Trump.

Për 90 minuta, përmes kamerave të CNN, demokrati dhe republikani, që mbesin në barazpeshë në sondazhe, do të përplasen për ekonominë, luftën në Ukrainë, atë në Izrael, emigracionin dhe të ardhmen e demokracisë. Një përgjigje e gabuar apo sjellje të çuditshme në këtë debat mund t’i kushtojë shumë secilit prej kandidatëve, pasi në lojë është elektorati gri, I cili zakonisht ka përcaktuar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos