“Dënim me vdekje për vrasësin e Kirk!” Zyrtarët kërkojnë ndihmën e publikut për kapjen e autorit, publikohet një video e re

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 07:11 | Bota

“Dënim me vdekje për vrasësin e Kirk!” Zyrtarët

Një ditë pas të shtënave që tronditën SHBA-në, ende vazhdojnë kërkimet për personin që vrau aktivistin politik konservator, Charlie Kirk.

Autoritetet ndanë një video që tregonte të dyshuarin duke u hedhur nga një çati pasi Kirk u qëllua. Guvernatori i Utahut, Spencer Cox kërkoi ndihmën e publikut për kapjen e të dyshuarit.

“Ne synojmë të kërkojmë dënimin me vdekje. Shpresojmë që kjo dhe fotot do të ndihmojnë kërkimin”, tha guvernatori, duke i kërkuar publikut të bashkëpunojë dhe të ofrojë çdo informacion që ka. Autoritetet kanë marrë më shumë se 7,000 pista dhe informacione rreth autorit të sulmit.

Pamjet e siguruara nga CNN tregojnë një person që përputhet me përshkrimin dhe imazhet e të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk duke ecur në një rrugë banimi pranë kampusit të Universitetit të Luginës së Utah-ut, para të shtënave.

Personi në video duket duke ndaluar pranë një peme përpara se të kthehet dhe të ecë drejt universitetit.

Autoritetet thanë se i dyshuari mbërriti në kampus në orën 11:52 të mëngjesit.

Audioja e regjistruar pranë podiumit ku po fliste Kirk tregon se ai është qëlluar me një të shtënë të vetme supersonike, sipas një eksperti. Burimet thanë se fraza që lidhen me çështje politike ishin shkruar me shkronja të mëdha në një pushkë dhe municione të gjetura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos