Bashkimi Europian dhe vendet anëtare duhet të vlerësojnë njohjen e shtetit të Palestinës. Kështu shkruhet në një rezolutë të miratuar nga Parlamenti Europian për Gazën.
Në dokument kërkohet edhe mbështetja e qasjes së presidentes Ursula von der Leyen për ngrirjen e marrëveshjes së asociacionit mes BE-së dhe Izraelit.
Rezoluta me titull “Gaza në limite: veprim i Bashkimit Europian për të luftuar urinë, nevoja urgjente për të liruar pengjet dhe për të vazhduar me një zgjidhje me dy shtete”, është miratuar me 305 vota pro, 151 kundër dhe 122 abstenime.
Në përmbajtje nuk përfshihet ndonjë akuzë e drejtpërdrejtë për gjenocid ndaj Izraelit. Gjithashtu dënohen maksimalisht krimet makabre të Hamasit. (A2 Televizion)