Dhjetëra kolonë izraelitë tentojnë të hyjnë në Siri

Nga A2 CNN
22 Prill 2026, 17:12 | Bota

Dhjetëra kolonë izraelitë tentojnë të hyjnë

Ushtria izraelite thotë se ndaloi rreth 40 kolonë izraelitë që tentuan të hynin në Siri më herët gjatë ditës së sotme.

Ushtria bëri të ditur se civilët u mblodhën pranë kufirit dhe arritën të depërtonin disa qindra metra brenda zonës tampon të pushtuar nga ushtria izraelite në Siri, përpara se të ktheheshin në Izrael dhe të merreshin në paraburgim nga policia.

Mediat izraelite i identifikuan personat që depërtuan si pjesë e grupit të djathtë “Pioneers of Bashan”, i cili bën thirrje për krijimin e vendbanimeve hebraike në Liban dhe Siri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos