Një pjesë e Shteteve te Bashkuara të Amerikës pritet të përjetojë një fenomen të rrezikshëm të motit. Një valë e rrallë dhe rekord e nxehtësisë detare mund të ndikojë tek njerëzit dhe krijesat e detit përgjatë bregdetit të Kalifornisë.
Shkencëtarët thonë se ajo mund të ketë pasoja të gjera dhe afatgjata. Ata paralajmërojnë se ndryshimi i kushteve klimatike bregdetare mund të detyrojë speciet detare të zhvendosen në zona të pazakonta.
Për njerëzit, parashikuesit thonë se kjo valë nxehtësie mund të rrisë temperaturat dhe të intensifikojë reshjet. (A2 Televizion)