Diga e dëmtuar rrafshon fshatin, balta dhe uji marrin 35 jetë

Nga A2 CNN
29 Prill 2024, 10:56 | Bota

Diga e dëmtuar rrafshon fshatin, balta dhe uji marrin 35 jetë

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në Kenia, ku 35 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur pas shpërthimit të një dige.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Mai Mahiu në Nakuru, kur reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin, mbushën digën, e cila më pas nuk mundi të përballonte presionin duke shpërthyer.

Vërshimi i ujit përfshiu dhjetëra banesa e automjete, të cilat u mbuluan nga balta. Ekipet e shpëtimit kanë dalë në mision dhe po kërkojnë për të zhdukurit, teksa dëmet janë të pallogaritshme.

Incidenti vjen pas përmbytjeve të mëdha të marsit që shkaktuan 103 viktima dhe detyruan mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos