Ushtria izraelite bombardon Rafahun, raketa dhe mbi bazat e Hezbollahut në Liban

Nga A2 CNN
29 Prill 2024, 08:04 | Bota

Ushtria izraelite bombardon Rafahun, raketa dhe mbi bazat e Hezbollahut në

Të paktën 13 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet e fundit të avionëve izraelitë, në zonën e Rafahut në Gaza.

Mediat vendase raportojnë se bilanci i viktimave është ende dhe më i lartë, teksa nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet izraelite në lidhje me këto sulme, ndërkohë që i gjithë komuniteti ndërkombëtar kërkon tërheqjen nga ideja e sulmeve në Rafah.

Sulme ndaj bazave të militantëve ka pasur dhe në Liban, ku ushtria izraelite edhe njëherë ka synuar aktivitetin e Hezbollahut.

Në shënjestër të raketave të IDF, ishin infrastruktura dhe zyra ushtarake të përdorura nga Hezbollah.

Në anën diplomatike të luftës, Egjipti i kërkoi delegacionit izraelit që të mbërrijë në vend në të njëjtën kohë me palën e Hamasit për të shkurtuar kohën e negociatave dhe për të dëgjuar komentet që do të jepen në takimin e radhës për një armëpushim në Gaza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos